Asnjë kandidat për vendet vakante në Gjykatat e Posaçme

exit.al 17 Shkurt 2021, 10:37

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi të martën se asnjë kandidat nuk ka aplikuar për të qënë pjesë e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit.

Në një njoftim në faqen zyrtare, KLGJ njofton se për 6 vende të shpallura në gjykatën e posaçme të shkallës së parë asnjë kandidat nuk ka shfaqur interes.

E njëjta situatë është dhe për Gjykatën e Posaçme të Apelit, në të cilën janë shpallur 2 vende vakante.

Gjykata e Posaçme ka në përbërje të tij 8 gjyqtarë, ndërsa nuk ka të dhëna për numrin e gjyqtarëve të Apelit.

Shpërndaje te miqtë