ARRSH njofton gjendjen në rrugët nacionale

exit.al 15 Shkurt 2021, 09:24

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi të hënën në mëngjes mbi gjendjen e kalueshmërisë në rrugët e vendit, pasi të gjitha rrugët nacionale nga veriu në jug u bllokuan gjatë fundjavës.

Në një postim në rrjetet sociale, ARRSH njoftoi se rreshtjet e borës në pjesën veriore dhe qendrore të vendit kanë pushuar, ndërsa në rajonin jugor ato kanë vazhduar.

Në rajonin veriore, në rrugët — Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, qarkullohet me zinxhirë.

Në rajonin qendror, në rrugët — Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë, qarkullohet me zinxhirë.

Në rajoni jugor, rruga Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë është e bllokuar. Në një pjesë të rrugës u hap vetëm një korsi.