Arritja e marrëveshjes për koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët

exit.al 18 Gusht 2020, 18:00

Mbas arritjes së marrëveshjes për koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, Rama e konsideron një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë.”

Ahmeti dhe Zaev ranë dakort që ky i fundit të jetë kryeministër për një mandat të plotë ndërkohë që 100 ditët e fundit të qeverisjes kryeministri të zgjidhet nga BDI-ja. Shpërndaje te miqtë