Arrestohet një person i shpallur në kërkim për trafik droge

exit.al 25 Mars 2021, 11:52

Policia e Qafë Thanës arrestoi të enjten një 47 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.

Përmes një njoftimi, policia bën me dija se i arrestuari është Adnand Doda, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Ndaj tij është cakuar nga nga Gjykata e Torinos, Itali masa e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve".

Doda do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin e tij.

 

Shpërndaje te miqtë