PD dhe PS nisin fushatën përmes postimeve në Facebook

exit.al 25 Mars 2021, 10:02

Të enjten me 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Ndërsa pritet që pasdite partitë kryesore, PS dhe PD të nisin fushatën nga Tirana, krerët e partive kanë publikuar video në rrjetet e tyre sociale. Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook:

"Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore".

Ai kërkon një mandat të tretë duke sjellë në kujtesë dy fatkeqësitë, tërmetin dhe pamdeminë.  Rama premton se do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar dhe do të rrisë pagat për qytetarët. Ndërkohë Basha përmes një postimi në Facebook kërkon votën e qytetarëve në 25 prill. Ai shkruan se 31 ditë na ndajnë nga ndryshimi.

"Së bashku do të fitojmë"

Shpërndaje te miqtë