Arrestohet një 18-vjeçar për transport emigrantësh

exit.al 8 Mars 2021, 13:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 18-vjecar për transport të paligjshëmemigrantësh, kundrejt fitimit.

Ai po transportonte 5 emigrantë sirianë nga Korca në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Hetimet po vazhdojnë nga Prokuroria.