Rama: Do të ngjyros vetë murin e monumentit të eksodit të 8 gushtit 1991 në Bari

exit.al 6 Mars 2021, 13:05

Kryeministri Edi Rama u ofrua të pikturojë murin e godinës që do të kujtojë eksodin e shqiptarëve në 8 gusht 1991.

“Ofrohem falas që të ngjyros murin e asaj godine (godina që do të kujtojë eksodin), edhe pse besoj pa bukë nuk do të më lini. Ne themi; ‘ha, ha’. Ndihemi të fyer kur dikush thotë; ‘jo nuk dua’.”, - iu drejtua Rama, krybashkuakut të Barit.

Propozimi i Ramës u mirëprit nga kryebashkiaku i Barit, i cili e ftoi të kthehej në 8 gusht sërish për të mbajtur fjalën.

Rama bëri homazhe edhe në përkujtimoren e vendosur në vendin ku humbi jetën shqiptari i madh Luigj Gurakuqi. Ai u vra më 2 mars 1925 nga Baltjon Stambolla në një kafe në Bari.