Arrestohet inspektori i Tatimeve, i kërkonte rryshfet bizneseve për të mos i kontrolluar

exit.al 10 Shtator 2020, 16:36

Policia e Tiranës ka arrestuar, të enjten, një inspektor në Drejtorinë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Ai dyshohet se i kërkonte bizneseve rryshfet për të mos i kontrolluar dhe hetuar dokumentet. Po ashtu, inspektori dyshohet se kërkonte rryshfet dhe nga biznese të kapura në shkelje, në këmbim të mos denoncimit në prokurori.

Policia i ka gjetur inspektorit një shumë prej 5 mijë eurosh, të cilat dyshohet se i janë marrë pronarit të një biznesi.

Hetimet për këtë rast po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Shpërndaje te miqtë