“Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”.
Arrestohet drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi u arrestua pak më parë nga policia në Tiranë, për pjesmarrje në protestën para Ministrisë së Jashtme kundra ndarjes së detit më Greqinë.
Vetëvendosje në një njoftim për shtyp sqaroi se arrestimi i Boiken Abazit ishte i porositur.
“Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, njoftoi LVV.
Vetëvendosje akuzoi kryeministrin Rama se ka “shënjestruar Vetëvendosjen dhe Boiken Abazit [..], duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”.
LVV i bëri thirrje policisë të lirojë Abazin:
Të sugjeruara
SPAK dërgon në gjykatën dosjen e grabitjes në Rinas
20 Tetor 2020, 10:20Meta komenton raportin e FMN-së: Rritet varfëria në vend
20 Tetor 2020, 10:28Kryemadhi: Kodi i ri zgjedhor do t'i japë opozitës 100 mandate
20 Tetor 2020, 11:26
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
