Arrestohet babai i autorit të vrasjeve në Malësinë e Madhe

exit.al 9 Tetor 2020, 09:05

Policia ka arrestuar Rrok Pepaj, babain e autorit të vrasjes së dy personave në Malësinë e Madhe, Daniel Pepaj.

Rrok Pepaj u akuzua për fshehje të krimit. Ai i tregoi policisë vendin se ku fshiheshin trupat e dy të vrarëve.

Daniel Pepaj vrau Emiljano Pepaj dhe Vilson Cetaj për vjedhjen e rrënjëve të kanabisit nga parcelat e tyre, në Vrisht të Malësisë së Madhe.

Ai u shpall në kërkim nga policia.