Arrestohet 5 persona për dhunë në familje dhe trafik droge

exit.al 9 Tetor 2020, 13:28

Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale që nga shuna në familje deri në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Personat e arrestuar janë:

J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi.

M. N., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur.

K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Xhafzotaj, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, për trafikun e 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

F. M., 58 vjeç, banues në Luz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.