Rama i përgjigjet Metës, i kujton përfitimet e dhëna nga shqiptarët

exit.al 9 Tetor 2020, 11:27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të Presidentit Ilir Meta dërguar socialistëve, sot (9 tetor), para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Njësoj si Meta edhe Rama i përmendi, në një postim në Twitter, Metës përfitimet që ka pasur nga shqiptarët:

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!