Arrestohet 1 person për trafik të paligjshëm emigrantësh

exit.al 27 Mars 2021, 11:23

Policia e Korçës arrestoi një 28-vjeçar për transport të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme drejt vendeve të BE-së.

I arrestuari E.L, banues në Gramsh po transportonte  me mjetin tip "Benz", 5 emigrantë të paligjshëm,drejt vendeve të BE-së.

Emigratët kishin paguar një shumë të caktuar secili për kalimin e kufirit.

 

Shpërndaje te miqtë