Arrestohen dy persona të dyshuar për sulmin me armë në Elbasan

exit.al 26 Nëntor 2020, 10:42

Policia arrestoi dy persona mëngjesin e të enjtes të dyshuar për sulmin me armë të ndodhur në Elbasan në 25 nëntor.

Në njoftimin e policisë të arrestuarit janë F. F., 21 vjeç dhe E. C., 21 vjeç.

Ditën e djeshme pati një sulm me armë ndaj Ervis Çaushollit, i cili njihet ndryshe me pseudonimin ‘Korçari’.

Ndërkohë policia arrestoi këtë të fundit në spitalin ushtarak ku kishte shkuar për tu kuruar.

Shpërndaje te miqtë