Arrestohen 4 persona në Berat

exit.al 11 Maj 2021, 12:35

Policia e Beratit arrestoi të martën 4 persona, pasi kanë qëlluar në ajër. Sipas njoftimit janë arrestuar  Luftar Fatia, Ali Guri, Desian Shamo dhe Emiljano Fushtani.

Policia sekuestroi një armë zjarri, pushkë gjysmë automatike, fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.