Lirohet nga burgu presidenti i ekipit 'Kastrioti'

exit.al 11 Maj 2021, 12:17

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Alban Vogli, presidenti i klubit sportiv Kastriotit, dhe arrest shtëpi për drejtorin e klubit Gamend Vogli.

Ata u përplasën në fushë me futbollistët e Tiranës dhe arbitrin pas humbjes së ndeshjes, në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë.

Personat u arrestuan nga policia. Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosë mbi dënimin për skuadrën e Kastriotit.