Arrestohen 3 persona, po transportonin 9 emigrantë të paligjshëm

exit.al 29 Gusht 2020, 09:59

Policia e Pogradecit ka arrestuar tre persona, të cilët po transportonin drejt Tiranës 9 emigrantë të paligjshëm.

Tre të arrestuarit i kishin premtuar emigratëve transportin drejt Tiranës, në këmbim të parave, dhe më pas lehtësimin e kalimit në një prej pikave kufitare të veriut.

Destinacioni përfundimtar për emigratët do të ishte një vend i BE-së.

Prej kohësh, Shqipëria është kthyer në një vend tranzit për emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme që duan të kalojnë në Europë.

Pothuaj çdo ditë arrestohet shqiptarë, të cilët në këmbim të pagesave, i ofrojnë emigratëve transport dhe ndihmë gjatë kalimit të pikave kufitare.

Shpërndaje te miqtë