Arrestohen 13 shqiptarë e italianë në Itali, trafikonin drogë

exit.al 11 Shtator 2020, 12:10

13 shqiptarë dhe italianë u arrestuan në Itali, të akuzuar për trafik droge.

Të arrestuarit janë pjesë e bandave të ndryshme të drogës, të cilët furnizonin me drogë nga Shqipëria, provincat e Arezzos dhe Parmas.

Hetimet ndaj tyre kishin nisur që prej vitit 2018. Policia dyshon se ata kanë mundur të shesin rreth 3200 doza dorgë, me vlerë rreth 200 mijë euro.

Shpërndaje te miqtë