Arrestohen 11 persona gjatë 24 orëve

exit.al 30 Gusht 2020, 12:55

Policia ka arrestuar 11 persona gjatë 24 orëve. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë personat janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë:

  1. M.C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
  2. E.Gj., 33 vjeç, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi"
  3. Xh.D., 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
  4. E.H, 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit
  5. A.B(K)., 25 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të 2 biçikletave.
  6. G.H., 57 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M
  7. G.P., 43 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B.
  8. H.Gj., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatese;
  9. A.K., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.
  10. J.N., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l
  11. M.H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Shpërndaje te miqtë