Ardian Dvorani emërohet në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë

exit.al 29 Korrik 2020, 16:35

Ardian Dvorani do të emërohet gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Administrativ. Sipas Abc News, ai i ka dërguar letër Këshillit të Lartë Gjyqësor për tu emëruar pranë kësaj gjykate.

KLGJ pritet të marrë nesër vendim për këtë çështje.

Më herët, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli vendet e lira në Gjykatat e Apelit duke i lënë kohë Dvoranit të zgjedhë vendin ku do të emërohet si gjyqtar.

Më 11 qershor KLGJ vendosi të shpallë mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shpërndaje te miqtë