PD ngren alarmin, koston e trajtimit të Covid19 të larta

exit.al 23 Shkurt 2021, 16:50

Partia Demokratike përmes Gazmend Koduzit fajësoi Kryeministrin Rama [për gjendjen e pandemisë dhe ekonomisë.

“Qytetarët po vuajnë jo vetëm nga COVID-19 por edhe nga kolapsi ekonomik për shkak të çmimeve të papёrballueshme testeve dhe ilaçeve në vend”, u shpreh në një njoftim për media Koduzi, të martën.

Ai tregoi se testet e Covid19 kushtojnë nga 35-70 mijë lekë, një bombёl oksigjeni kushton 13,000 lekë dhe shërbimi infermierit kushton 10,000 lekë.

“Për 4 anëtarë duhet të vini mёnjanё rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajtimin kundër COVID-19”, tha Koduzi.

Ai ngriti edhe shqetësimin e numrit të ulët të personave që shtrohen në spitale.

Shpërndaje te miqtë