Ambasadorja Yuri Kim thirrje për vetëpërmbajtje

exit.al 25 Prill 2021, 20:27

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim bëri thirrje për sigurim të integritetit të votës. Ajo i përsëriti edhe njëherë kandidatëve politikë të vetëpërmbahen, deri në nxjerrin e rezultatit. Postimi i ambasadores në Twitter:

Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.

Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.