Boiken Abazi: Nuk do lejojmë manipulimin apo vjedhjet e votës

exit.al 25 Prill 2021, 20:09

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi i Vetëvendosjes deklaroi se vëzhguesit e tij janë në çdo qendër dhe “nuk do të lejojnë manipulimin apo vjedhjen e  votës”.

“Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur”, tha Abazi përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se e vërteta nuk është nëpër exit poll, por brenda kutive të votimit.

“ Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër "exit-poll" por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, tha Abazi.