Ambasadorja Kim rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve për reformën në drejtësi

exit.al 28 Janar 2020, 21:45

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim takoi sot Ministrin e Jashtëm Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Gjaçka dhe Ministren e Drejtësisë Gjonaj. Takimet u njoftuan përmes një postimi në Facebook nga Ambasada dhe u cilësuan takime “prezantuese”.

Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.

Diplomatja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky ishte takimi i parë i Kim me zyrtarë të shtetit shqiptar që pasi i paraqiti kredencialet Presidentit Meta. Si ambasadore ajo ka deklaruar si prioritete inkurajimin e reformave, forcimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Kimi zëvendësoi Donald Lunë, i cili u emërua vitin e shkuar Ambasador në Kirgistan.