´Shqiptarët janë të lodhur nga politika. Duan zgjidhe, jo të vazhdohet me një lojë faji, duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit.
Duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. Populli do rezultat, vizion, jo ofendime.´
Ambasadorja Kim tha se rritja e mundësive të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë është një nga prioritetet kryesore të sajat, por se kjo nuk mund të ndodhë nëse klima e të bërit biznes në vend nuk përmirësohet. Shpërndaje te miqtë
