“Unë nuk jam një nga ata, por në dijeninë time ka patur takime mes zyrtarëve amerikanë dhe ambasadores lidhur me këtë çështje”.
Të njëjtën gjë kanë konifrmuar edhe dy deputetë e PD-së disa ditë më parë, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.Ambasadorja e ShBA-ve Yuri Kim takon deputetët e rinj të PD-së për çështjen Berisha
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka takuar deputetët e rinj të PD-së për çështjen Berisha dhe situatën në vend. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në “Open”, të hënën konfirmoi se ai ishte një ndër të ftuarit.
Sipas tij, takimet kishin për qëllim marrjen e mendimit të deputetëve të rinj mbi situatën:
“Një grup deputetësh të PD janë thirrur në ambasadën amerikane. Nuk mund ta them për çfarë kemi folur pasi është konfidenciale, por kanë dashur të dinë këndvështrimin e anëtarëve të rinj, të grupit parlamentar, të të rinjve, unë si drejtues i forumit rinor si gjykoj ndër të tjera dhe për këtë çështje dhe si e gjykoj aktualitetin politik. Sigurisht nuk i lëviz presjen se qëndrimi im ka qenë i prerë. Është diskutuar mbi aktualitetin, mbi situatën, është kërkuar të merret një opinion dhe është patur mundësi të bëhet dhe një farë “poll” se çfarë mendojnë njerëzit brenda kësaj force politike”.
Praninë e një grupi deputetësh të PD në ambasadën amerikane e konfirmoi edhe nënkryetari i PD-së Alfred Rrushaj.
I ftuar në Opinion, të hënën ai u shpreh se:
Të sugjeruara
Berisha akuzon Bashën se shpërfilli bazën e partisë
20 Shtator 2021, 20:15Vuçiç kërcënon Kosovën me masa ekonomike dhe politike
20 Shtator 2021, 19:48PD përgënjeshtron lajmet se Basha ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane
20 Shtator 2021, 19:06
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
