Ambasadorja e SHBA-ve Kim, dënimi i korrupsionit detyrë e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë

exit.al 23 Korrik 2021, 10:30

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u shpreh se administrata e presidentit Joe Biden do të mbështesë institucionet e reja të reformës në drejtësi deri në fund. Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten, Ambasadorja u shpreh se “askush nuk është mbi ligjin pavarësisht se sa i fortë është tani”. Kim i kujtoi drejtuesve të institucioneve të drejtësisë se vendosja e drejtësisë, dënimi i korrupsionit dhe vendosja e besimit tek drejtësia është në dorën e tyre:

“Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë se kjo do të ndalë, është puna e secilit prej jush në këtë tavolinë, por puna e shqiptarëve është të rikonfirmojnë besimin e dhënë nga populli. Ky është fillimi akoma më shumë duhet bërë".