Ambasadorja amerikane ndan mesazhin për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

exit.al 6 Maj 2021, 15:14

Ambsadorja amerikane, Yuri Kim ndau të enjten në rrjetin Twitter një mesazh të Minsitrisë së Jashtme greke mbi marrëdhëniet Shqipëri - Greqi.

Ministria publikoi një moment nga takimi i ambsadores së re shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga dhe minsitrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias me rastin e 50 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Takimi u përqendrua "në vrullin pozitiv për bashkëpunimin dypalësh dhe ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", lexon mesazhi i ndarë nga ambasadorja Kim.