“Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre.
Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.
Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE.”
Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë çështje në shqyrtim apo vendim. Ndërsa gjithnjë e më shumë zëra po shprehen kohët e fundit se konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE mund të zhvillohet në dhjetor 2020, duke e bërë edhe më ugjente ngritjen e GjK-së. Shpërndaje te miqtë
