Ambasadori amerikan në BE, Greqia do të dalë nga eurozona

exit.al 11 Shkurt 2017, 10:35

Gazeta britanike The Telegraph në një artikull të para pak ditëve shprehet se mos miratimi i hapave të mëtejshëm në zabtimin e programit të shpëtimit të Greqisë nga FMN dhe vendet e BE-së rrit mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.

Një skenar i tillë është shprehur edhe nga Ambasadori i emëruar amerikan në BE dhe nga përfaqësues të qeverisë Hollandeze. Këto të fundit janë shprehur se nuk do të jenë më pjesë e programit të shpëtimit të Greqinë nëse FMN largohet nga procesi, duke vënë në pikëpyetje ndihmën e mëtejshme për Greqinë.

Ndërsa, Ted Malloch, Ambasadori i emëruar i SHBA-ve në Bruksel, tha se mbijetesa e euros është në pikëpyetje.

“Mbijetesa apo jo e eurozonës është tashmë në axhendë”, u shpreh Ambasadori Malloch për median greke Skai Tv.

Ai tha se “Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian dhe në shumë vende të tjera evropiane do të zhvillohen zgjedhje, ndaj mbijetesa e BE-së do të vendoset vitin e ardhshëm”.

Greqia ndodhet në krizë të vazhdueshme ekonomike, dhe ambasadori mendon se kjo gjendje po përkeqësohet: "Këtë herë më duhet të them se ka shumë mundësi që Greqia të dalë nga euro.”

Në të njëjtën kohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e eurozonës të cilat ishin pjesë e programit të shpëtimit të Greqisë nuk po bien dakord të vazhdojnë me hapin e mëtejshëm të programit me kosto prej 86 miliard eurosh.

FMN publikoi këtë jave raportin e saj ku thuhet se ecuria e pagesës seë borxheve nga qeveria greke është në rrugën e gabuar dhe qeveria greke kërkon lëshime të mëtejshme për kthimin e borxhit nga vendet kreditore.

Gjithashtu, FMN i ka kërkuar Greqisë të vazhdojë me reformat ekonomike. Këtu përfshihen zgjerimi i bazës së tatimit mbi të radhurat – më shumë qytetarët të paguajnë taksa; të ndërpresë pensionet falas për të ndihmuar me këto të ardhura grupet e pamundura; të krijojë mundësi për profesionet e mbyllura.

Ministrat e Financës së Eurozonës do të takohen më 20 shkurt për të diskututar mbi këtë krizë.

Shpërndaje te miqtë