“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.”
Ndërsa ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter:"SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!"
Aktualisht SPAK është në fazën e testimit dhe intervistimit të kandidatëve për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pritet që ky proces të zgjasë rreth 2 muaj. Po ashtu, paketa e qeverisë kundër krimit dhe parave të pista, parashikon që njësia special OFL të dërgojë në SPAK formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, plotësuar nga personat me rekorde kriminale. SPAK-u që ka afat 15 ditë për tu shprehur mbi to, në rast se SPAK ka dyshime se subjekti nuk ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë, atëherë ai e dërgon çështjen në gjykatën speciale.
