“Masat që ne parashikojmë janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respetimikn e parimit themelor që ka OSBE: garantimi i fushëlojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhor, një parim i cili është i konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim shkëputjen e shtetit nga politika, qenien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhesve, dhe jo në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.”
Më tej, Bylykbashi Ivi Kaso dhe ish-deputeti Alibeaj sqaruan disa prej ndryshimeve që opozita e bashkuar bën për të goditur dhe parandaluar krimet zgjedhore duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese, prokurorisë së shtetit, policisë gjyqësore etj. Disa prej ndryshimeve kryesore që PD bëri publike sot janë:-Futja e krimeve zgjedhore si shit-blerja e votës, ushtrimi i presionit për votën ejt, në juridiksionin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK dhe gjykatës special;
-Policia e shtetit, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve që të kryesjë veprime parandaluese, analiza rrisku, të vëzhgojë cilat janë familjet e varfra, lëvizjet monetare etj për të parandaluar shit-blerjen e votës;
- Agjencitë ligjzbatuese duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelen dhe të vihet në shërbim të partive;
-Shkelja e detyrimeve ligjore prej institucioneve zgjedhore duhet të çojë në pavlefshëmri të zgjedhjeve;
- Në qendrat e votimit të vendosen kamerat që të vëzhgojnë çfarë ndodh në qendrën e votimit, si një hapësirë e shenjtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve;
-Policia dhe prokuroria që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve të marrin masa për të ngritur task-forca të posaçme për të vëzhguar krimin zgjedhor në terren'
-Partitë politike të deklarojnë anëtarët e stafit zgjedhor në kuadër të procesit të dekriminalizimit.
