Ambasada amerikane për raportin e DASH: Shqetësim korrupsioni, pavarësia e gjyqësorit dhe liria e medias

exit.al 31 Mars 2021, 17:19

Ambasada amerikane në Shqipëri, përmes një statusi në rrjetin Twitter, ka prezantuar raportin mbi të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Megjithëse vërehet progres në hetimin nga prokurorët të çështjeve të vogla të korrupsionit, mbetet problem korrupsioni dhe pavarësia e gjyqësorit, komenton ambasada.

Po ashtu përmendet si problem edhe cënimi i lirisë së medias dhe pandërshkueshmëria.

Exit News ka bërë një përmbledhje të raportit për Shqipërinë gjatë 2020, që mund të lexohet këtu.