Amazon dhe Ferragamo padisin 7 kompani për produkte fallso

exit.al 11 Shkurt 2021, 14:23

Kompania amerikane Amazon dhe firma italiane e modës Salvatore Ferragamo kanë paditur disa individë dhe kompani, kryesisht të vendosura në Kinë, për shitjen e produkteve fallso në dyqanet online.

4 individë dhe 3 kompani, 5 prej tyre të regjistruar në Kinë dhe 2 të regjistrua në Kaliforni, sipas dokumentave të gjykatës kanë reklamuar dhe shitur produkete në Amazon me markën e Ferrgamos.

Vitin e kaluar, Amazon lajmëroi politikat e reja kundër shitjes së produkteve fallso, pjesa më e madhe e të cilave vinte nga Kina.