Meta merr pjesë në takimin rajonal të Mëngjesit të Lutjeve

exit.al 10 Qershor 2020, 19:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin Rajonal të Mëngjesit të Lutjeve, i cili u organizua online.

Takimi i Rajonal i Mëngjesit të Lutjeve, i organizuar nga senatori Robert Aderholt, nën kujdesin e kongresit amerikan do të mbahej në Mostar, por për shkak të koronavirusit ai u organizua online.

Ky takim organizohet në të gjithë botën sipas modelit të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve në SHBA, i cili mbahet të enjten e parë të muajit shkurt, çdo vit.