Aksident në Kashar, raportohen 3 viktima

exit.al 5 Mars 2021, 08:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kashar, me pasojë 3 viktima.

Sipas njoftimit të policisë, makina e drejtuar nga 27 vjeçari Zija Murati është përplasur me murin e një banese.

Ai ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me nurin.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç.

Ndërkohë 27 vjeçari është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje te miqtë