Pipero për bashkimin e Çomos me PS: Lajm i mirë për PS i keq për Infektivin

exit.al 4 Mars 2021, 22:29

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero e ka cilësuar një lajm të mirë për PS bashkimin e Najada Çomo me këtë forcë dhe një lajm të keq për Infektivin largimin e saj.

“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infetkivin se Najada është një nga shtylla kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na  bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero për ABC.

Najada Çomo drejtoresha e spitalit Covid  do të bashkohet me Partinë Socialiste pas ftesës që i bëri kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se Çomo do të jetë një zë në luftën ndaj Covid-19 në Kuvend.

Shpërndaje te miqtë