Aksident me një viktimë dhe katër të plagosur në autostradën Levan-Vlorë

exit.al 28 Shkurt 2021, 16:00

Katër persona janë plagosur dhe një ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

Dy automjete janë përplasur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar dhe janë plagosur 4 të tjerë, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30, ndërsa shoferi i njerit prej mjeteve është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Shpërndaje te miqtë