4 viktima dhe 453 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

exit.al 28 Shkurt 2021, 15:45

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 453 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3680 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së janë shëruar edhe 206 persona, ndërsa ka 7782 raste aktive.

Prej 13 marsit, kur janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 69.30 persona të infektuar me COVID-19.

Prej tyre, 1,599 pacientë kanë vdekur.

Shpërndaje te miqtë