Agjencia për pronat e konfiskuara kalon nën varësinë e Ministrisë së Brendshme

exit.al 24 Korrik 2020, 12:09

Presidenti Meta ka dekretuar ndryshimet në ligjin për administrin e pasurive të sekuestruara sit ë përfituara nga veprimtari kriminale.

Me ndryshimet në ligj, shtohen kompentencat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të administrimin edhe të provave materiale, përveç pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë.

Kjo agjenci po ashtu do të kalojë nga Ministria e Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se ligji i ri ‘është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizmit’ dhe i jep agjencisë fuqi vendimmarrëse.

Me ligjin e ri, do të jetë Agjencia dhe  Komiteti Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, ata që do të vendosin për administrimin e pronave, pa pasur nëvojë për vendim gjykate.

Shpërndaje te miqtë