3 të infektuar me Covid në Berat, 2 prej tyre infermiere

exit.al 24 Korrik 2020, 11:23

Tre pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Berat në 24 orët e fundit.

Dy prej tyre janë infermiere.

Një prej tyre punon në maternitetin e qytetit. Pas lajmit se infermierja është infektuar, Inspektoriati i Higjenës ka dezinfektuar dhe mbyllur për momentin të gjithë maternitetin.

Ndërsa infermierja tjetër punon në Qendrën Shëndetësore. Edhe kjo ndërtesë është dezinfektuar.

I infektuari i tretë është një kasap. Instituti i Shëndetit Publik po bën hetimin epidemiologjik të rastit.

Shpërndaje te miqtë