A ishte Shqipëria në axhendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së? – Exit sqaron

exit.al 19 Korrik 2016, 10:26

Disa media kanë pretenduar se çështja e reformës në drejtësi ka qenë në axhendën e Këshillit ë Punëve të Jashtme të BE-sëEuropian (Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm) e cila u zhvillua të hënën në Bruksel.

Por informacioni është i rremë. Shqipëria, aq më pak reforma në drejtësi, nuk kanë qenë as pjesë e axhendës dhe as e diskutimit të minsitrave të jashtëm në mbledhjen e fundit.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e detajuar të Këshillit për përmbajtjen e mbledhjes, çështjet që janë diskutuar gjatë saj kanë qenë:

  • Lufta kundër terrorizmit pas aktit terrorist në Nicë;

  • Gjendja në Turqi;

  • Strategjia e BE-së për Kinën;

  • Bisedë informale e ministrave me Sekretarin amerikan të Shtetit Xhon Kerri.

Shpërndaje te miqtë