8 viktima nga sulmi me armë në një shkollë në Rusi

exit.al 11 Maj 2021, 14:49

Shtatë fëmijë dhe një mësuese u vranë të martën në një sul me armë në Kazan, kryeqytetin e Republikës së Tatarstanit në Rusi.

Mediat lokale raportuan se sulmi ndodhi në Shkollën numër 175, e cila frekuentohet nga rreth 1000 nxënës.

Autori ishte një adoleshent 19 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia, sipas një raportimi nga BBC.

Dy prej fëmijëve kanë gjetur vdekjen në tentativë për t'i shpëtuar të shtënave, duke u hedhur nga kapi i dytë i shkollës.

Autoritetet e republikës kanë njoftuar se në sulm janë lënduar 21 persona,  gjashtë prej të cilëve fëmijë që gjenden në kujdesin intensiv.

Zona është rrethuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit, të cilët po hetojnë në lidhje me shkaqet e sulmit.