Gjykata vendos burgim të përjetshëm ndaj vrasësit të 17 vjeçares në Laprakë

exit.al 11 Maj 2021, 13:42

Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i akuzuar për vrasjen e 17 vjeçares Griselda Gjikola.

Ngjarja ka ndodhur 2 vite më parë në Laprakë. Ajo është qëlluar gjatë kohës që ishte me të fejuarin e saj në makinë dhe me dy shokët e tyre.

Përpepaj ka qëlluar ndaj 17 vjeçares me dy plumba për vdekje. Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.