794 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

exit.al 24 Shkurt 2021, 15:01

Policia ka gjobitur 794 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka gjobitur një pronar biznesi që zhvilloi aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 192 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

7 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën të hënën.

Shpërndaje te miqtë