“Shkolla “Jeronim De Rada” e rikonstruktuar me fonde nga shteti mik i Katarit, nuk ka pajisje e nevojshme për mësim”.
Ajo u shpreh se rasti i shkollës “Jeronim De Rada” tregon mashtrimet e Veliaj:“Prindërit detyrohen t’i paguajnë vetë të gjitha. Dështimi i Ramës po rëndon në xhepat e prindërve, në xhepat e qytetarëve të Tiranës me taksën antikushtetuese, për infrastrukturën e arsimit”.
Vokshi premtoi se “më 25 prill, ne do ta ndryshojmë këtë, që prindërit të mos paguajnë për një të drejtë kushtetuese, arsimin falas dhe cilësor”. Shpërndaje te miqtë
