79 % e amerikanëve mbështesin mbajtjen e detyrueshme të maskës

exit.al 28 Korrik 2020, 08:29

79 përqind e amerikanëve mbështesin mbajtjen e detyrueshme të maskave. Ndërsa 70 përqind mbështesin gjobitjen e personave që nuk mbajnë maskë. Ky është përfundimi i një studimit të Universitetit të Harvardit i publikuar ekskluzivisht nga gazeta amerikane The Hill.

Një sondazh tjetër në fillim të qershorit tregoi se 53 përqind ishin pro mbajtjes së maskës dhe gjobitjes ndaj atyre që nuk e mbajnë.

Deri më tani 30 shtete të SHBA-ve e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Gjithashtu, pjesa më e madhe e komapnive e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambjentet e zyrës.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve I rekomandoi amerikanëve të mbanin maskë për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Ndërsa Presidenti Trump i bëri thirrje të gjithë amerikanëve të mbanin maskë. Ai e quajti detyrë patriotike mbajtjen e maskës.

Shpërndaje te miqtë