Një nga stendat e vendosura për të nderuar drejtuesit e regjimit diktatorial.[/caption]
Socialistët pretendojnë se ISKK “po hedh baltë mbi dëshmorët”. Për këtë ata ia kufizuan me ligj shtrirjen e lejuar kohore për të cilën ISKK mund të bëjë studime dhe refuzojnë të diksutojnë rreth pretendimeve për krime të kryera gjatë luftës nga Hoxha, Mehmet Shehu, Nako Spiru, Hysni Kapo, Fiqiret Shehu, Koçi Xoxe, Gogo Nushi, Haxhi Lleshi etj.
Refuzimin për të diskutuar rreth këtyre pretendimeve e tregon retorika që përdorin anëtarë të lartë të qeverisë. Këtu dallon zëvendëskryeministri Braçe, apo së fundmi edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili sot tha:
''70 mijë partizanë së bashku me 50 mijë luftëtarë të tjerë anti-fashistë luftuan për çlirimin e këtij vendi. Sot kur pinjollët e Ballit Kombëtar dhe të Legalitet hedhin baltë mbi heronjtë e luftës antifashiste, është detyra jonë t'u përgjigjemi jo vetëm me ceremoni, por dhe me dinjitet se sa të rëndësishme janë sakrifica e tyre. Ky është një fakt i pamohueshëm përballë botës të ndihemi me dinjitet të plotë, falë sakrificiës së tyre. Lavdi partizanëve dhe dëshmorëve të atdheut!''
Retorika e qeverisë, e cila, shpesh e ka përfshirë PKSH-në në koalicionet e saj zgjedhore, i ka lënë shteg rikthimit në qendër të Tiranës figurave të regjimit diktatorial.
