Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.
Shpërndaje te miqtëMeta fton opozitën për të diskutuar situatën politike
Presidenti Ilir Meta ka ftuar partitë e opozitës në një takim për të diskutuar mbi situatën politike në vend. Ftesa e Presidentit i është drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe drejtuesve të partive të tjera opozitare LSI, PR, PL, LZHK, PAA, PDIU dhe PBDNJ.
Zëri i Amerikës raportoi se Presidenti i ka kërkuar opozitës që këtë takim ta zhvillojnë “sa më shpejt, përpara së mërkurës”. Ftesa vjen pasi Meta njoftoi se do të kallëzonte të hënën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtesi, Ardian Dvorani. Akuzat ndaj Dvoranit janë për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit gjatë procedurave zgjedhëse të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në ftesën dërguar PD-ës, Presidenti thotë:
Të sugjeruara
Hooper: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa shkëmbim territoresh
17 Nëntor 2019, 10:41Radiot franceze bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Francë
17 Nëntor 2019, 09:05Vuçiç shtrohet në spital prej shqetësimeve në zemër
17 Nëntor 2019, 08:31
Shqipëria mes Brukselit dhe Portës së Lartë: Nga shteti i së drejtës te shteti i mikut
14 Nëntor 2026, 12:49
