“Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.
Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.”
Qeveria po kthen në atdhe dhe shqiptarët e mbetur jashtë. Nga e hëna kanë nisur kthimet në atdhe përmes Air Albanias, nga Franca, Gjermania, Italia e Zvicra.
